Milan mposht Interin në miqësore, vendos goli i Mexes

0
SHPËRNDAJE

Serie A/

MILAN: Diego Lopez, Calabria, Alex, Ely, De Sciglio; De Jong, Poli, Bertolacci, Honda, Matri, Niang. Trajner: S.Mihajlovic

INTER: Carrizo, Santon, Andreolli, Papa, Nagatomo, Taider, Baldini, Delgado, Di Marco, Gnoukouri, Longo. Trajner: R.Mancini

image
Milani ka arritur të fitojë betejën e parë me rivalët historikë të Inter. Edhe pse në një ndeshje miqësore, kuqezinjtë e drejtuar nga ish-interisti Mihajlovic kanë triumfuar me rezultatin 1-0 falë një goli të Mekses që erdhi pas një skeme gjatë një goditje këndi. Të dy trajnerët si Mancini dhe Mihajlovic kanë hedhur në fushë të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion, për të parë më nga afër gjëndjen e lojtarëve. U zhvillua një ndeshje e nivelit mesatar, me Milanin disi më superior se kundërshtarët zikaltër. Gjatë këtij takimi miqësor u vu re edhe loja e dobët e blerjes aq shumë të komentuar nga media, Kondogbia, i cili kërkohej nga të dyja skuadrat e Milanos, i cili u eklipsua nga mesfushori kuqezi Mauri. Kështu betejën e parë e parë të qytetit për këtë sezon e ka fituar Milani, edhe pse ishte thjesht një miqësore. Tani pritet që zikaltërit të kundërpërgjigjen në kampionat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.