Milan prek fundin, e mposht dhe Verona (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSerie A/ Milan ka marrë një tjetër goditje në Serie A, pas është mposhtur nga skuadra e fundit në tabelë, Verona me rezultat 2-1. Milani kaloi e para në epërsi me anë të sulmuesit francez Jeremy Menez, me të cilin rezultat skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë.Në pjesën e dytë Verona nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte rezultatin në 1:1 me golin e ish sulmuesit të Milanit, Giampaolo Pazzini, i cili ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë. Kur pritej që ndeshja të përfundonte, në skenë doli Siligardi, i cili shënoi golin e fitores në minutën e fundit nga gjuajtja e lirë. Pas kësaj humbje, Milan mbetet në vendin e gjashtë me 53 pikë, ndërsa Verona në vendin e fundit me 25 pikë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.