Milan shkon me goleadë në finale (Video)

0
SHPËRNDAJE

Soccer: Italy Cup; Milan-AlessandriaKupa e Italisë/ Milani është skuadra e parë finaliste në Kupën e Italisë. Skuadra e Mihajlovic ka “shkatërruar” surprizën Alessandria në ndeshjen e kthimit me rezultatin 5-0 për të siguruar kualifikimin për në finalen e trofeut të dytë më të rëndësishëm në Itali. Pasi fitoi në ndeshjen e parë me rezultatin 0-1, kuqezinjtë nuk janë kursyer aspak në takimin e kthimit. Menez dhe Romagnoli me nga një dopietë dhe Balotelli në fundin e ndeshjes ishin ata që shënuan golat e fitores të Milan që me meritë arrin të kualifikohet. Tashmë skuadra që drejtohet nga Mihajlovic mbetet në pritje të skuadrës tjetër finaliste, e cila me shumë mundësi do të jetë Juventus pas fitores 3-0 në sfidën e pare gjysëmfinale ndaj Interit. Ndërkohe vlen të përmendet fakti se në “San Siro” ishin vetëm 12,000 tifozë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.