Milan, vetëm shitje në ditën e fundit të merkatos

0
SHPËRNDAJE
Loading...

zaccardoMilani nuk ka arritur të blejë asnjë lojtar gjatë ditës së fundit të merkatos verore duke e mbyllur këtë dritare transferimesh pa mesfushorin e shumëkërkuar nga Mihajlovic. Soriano transferohet si përfundim te Napoli për 13.5 milionë euro plus huazimin e Zunigas. Ndërkohë tentativat për Witsel kanë qenë të kota pasi Milani u zgjua shumë vonë dhe koha nuk premtonte për mbylljen e tratativës. Zeniti kërkonte huazim me detyrim blerjeje ndërsa Milani me të drejtë blerjeje. Lajme të mira vijnë ndërkohë nga merkatoja në dalje pasi Galliani ka arritur të shesë Zaccardon te Carpi dhe Alessandro Matrin te Lazio. Në të njëjtën kohë edhe Mastour është transferuar te Malaga në formën e huazimit për dy vite me të drejtë blerjeje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.