Milani bën largimin e parë, do të arkëtojë 25 milion euro

0
SHPËRNDAJE

Sipas mediave italiane, tashmë është arritur marrëveshja mes klubit italian dhe Spartakut të Moskës dhe braziliani Luis Adriano do të transferohet tek klubi rus.

Një takim i zhvilluar në Brazil mes palëve ka qenë vendimtar sepse tashmë janë marrë vesh.

Spartaku do të paguajë 25 milionë euro për brazilianin i cili nuk e gjeti veten te Milani.

Kanë mbetur vetëm edhe disa detaje dhe më pas transferimi do të zyrtarizohet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.