Milani blen një tjetër sulmues

0
SHPËRNDAJE

Seria A / Milani realizon një tjetër goditje në merkato. Kuqezinjtë nuk dinë në të ndalen në merkato, pas transferimit të Musachio, Rodriguez, Kessie dhe Andre Silva, klubit italian ka arritur të sigurojë dhe shërbimet e Fabio Borini. 26-vjecari do të rikthehet të luajë në Seria A pas aventurës që ai kaloi në Angli, tek skuadra e Sunderland dhe Liverpool.

Në ndjekjë të Borinit prej kohësh ishte vënë edhe Lazio, por kuqezinjtë kanë arritur ti parakalojnë bardhekaltërit. Ende nuk dihet se sa është shumë që Milani ka paguar për të siguruar shërbimet e sulmuesit, por ajo që mësohet nga mediat italiane është se Fabio Borini shumë shpejt do të kryej vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën e tij.

Detajet e marrëveshjes do të bëhen të ditura ditën e prezantimit. Ndryshe nga vitet e fundit, kësaj herë Milani po ecën me hapa galopant përsa i përket cështjes së merkatos. Premtimi i dhënë nga e presidencës së re duket se të paktën deri më tani po përmbushet. Kjo është goditja e pestë në merkaton e kuqezinjve, ku padiskutim pritet të pasohet edhe më emra të tjerë të rëndësishëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.