Milani e nis me këmbën e mbarë fazën përgatitore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

AC Milan's Jeremy Menez celebrates with Stephan El Shaarawy

Milani ka luajtur sot pasdite ndeshjen e parë miqësore të fazes përgatitore kundër amatorëve të Alciones. Kuqezinjtë fituan me rezultatin 5-1 ku ra në sy paraqitja e Mbaye Niang i cili ishte një ndër lojtarë më në formë, duke shënuar edhe një dopietë.

Ndeshja filloi me golin e avantazhit të Alciones dhe Milani u duk në vështirësi në minutat e para, edhe si pasojë e seancave stërvitore të rënduara të ditëve të fundit. Me kalimin e minutave kuqezinjtë e rritën nivelin e lojës dhe arrijnë të barazojnë me anë të një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Nigel De Jong, i cili shënon kështu edhe golin e parë të këtij sezoni. Më pas shënuan njëri pas tjetrit, Andrea Poli dhe Alessio Cerci duke e ndryshuar rezultatin në fund të pjesës së parë në 3-1.

Me fillimin e pjesës së dytë Sinisa Mihajlovic zëvëndëson pjesën më të madhe të lojtarëve. Mbaye Niang është ndër më të mirët dhe shfaqet menjëherë i rrezikshëm. Francezi shënon fillimisht golin e 4-1 dhe më pas vulos sfidën duke shënuar golin e 5-të.

Mihajlovic e nis me këmbën e mbarë, duke shpresuar që të jetë një ogur i mirë për sezonin e ri…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.