Milani “ëndërron” Reus dhe Di Marian

0
SHPËRNDAJE

Shpenzuan më shumë se 200 milionë euro në merkaton e verës, por sërish Milani nuk është në rrugën e duhur të paktën për t’u rikthyer në Champions League.

Të gjendur në këtë situatë, drejtuesit e kuqezinjve duket se do të futen sërish fuqishëm në merakton e janarit për të luajtur gjithçka në këtë sezon, i cili në rast dështimi të objektivave, do të ishte një “katastrofë” për ta.

Megjithatë, mediat italiane ka shkruar së fundmi se Milani do të futet në merkato dhe emri i parë në listë duket se do të jetë ylli i Dortmund, Marco Reus. Sipas tyre, lojtari do të largohet nga verdhezinjtë dhe drejtuesit e Milanit po mendojnë që ta transferojnë që në merkaton e janarit. Një ndihmesë në këtë transfertë pritet ta japë edhe “Puma”, i cili do të jetë sponsori i Milani, ndërsa ka marrëveshje edhe me lojtarin gjerman.

Por nuk është vetëm Reus në radarët e kuqezinjve. Bëhet fjalë edhe për argjentinasin e PSG Angel Di Maria, destinacioni i ardhshëm i të cilit mendohet se do të jetë Serie A. Por përveç Milanit, në garë për të është edhe Juventusi.

Reus
Angel Di Maria
Di Maria

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU