Milani fiton bindshëm dhe kalon në turin tjetër të Coppa Italia (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Milani i Sinisa Mihajlovic zhvillon një lojë të bukur dhe fiton bindshëm me rezultatin 2-0 kundër Perugias. Kuqezinjve i duhen vetëm pak minuta për tu shfaqur të rrezikshëm dhe dora e Mihajlovic duket menjëherë në aksionet e Milanit. I duhen vetëm 10 minuta lojë kuqezinjve për të gjetur golin e avantazhit me anë të Keisuke Hondas. Antonelli niset nga krahu i majtë dhe pason drejt qendrës, Luiz Adriano me një finte ç’markon plotësisht Hondan i cili përballë portjerit nuk gabon.

luiz adrianoNë minutën e 29-të një aksion fantastik i Hondas, Baccas dhe Adrianos sjell golin e dytë që shënohet pikërisht nga Luiz Adriano. Pak minuta më vonë do të ishte radha e Carlos Baccas për të shënuar por goli i bukur i sulmuesit kolumbian anullohet për pozicion jashtë loje. Pjesa e mbetur e takimit ka qenë administrim rezultati dhe qarkullim topi për Milanin pa arritur të gjejnë golin e tretë. Kuqezinjtë tregojnë se janë gati për fillimin e kampionatit ku do ti presë Fiorentina e Paulo Sousas.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e shënuar nga kuqezinjtë:

https://www.youtube.com/watch?v=v8nSA4_ybBE

S'KA KOMENTE

Comments are closed.