Milani fiton edhe ndeshjen e dytë, kualifikim në “Play-OFF” para 70 mijë tifozëve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Milani ka mposhtur me rezultatin 2-0 rumunët e U Kraiova në ndeshjen e kthimit të turit të tretë kualifikues të Europa League. Në një “San Siro” të mbushur me 70 mijë spektatorë, si rrallëherë gjatë viteve të fundit, kuqezinjtë kanë menaxhuar më së miri fitoren 0-1 të marrë në ndeshjen e parë.

Mesfushori Giaçomo Bonaventura kaloi të besuarit e trajnerit Vinçenzo Montella në avantazh në minutën e 9′, ndërsa sulmuesi Patrick Cutrone realizoi golin e dytë në minutën e 52-të. Kështu, Milani u kualifikua në fazën “Play-OFF” dhe nesër do të mësojë ekipin e radhës, me shortin që do të hidhet në orën 13:00 në Nion të Zvicrës. /minuta90.com/

Milan-U Craiova 2-0

Golat: Bonaventura 9’, Cutrone 52’

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU