Milani fiton me shumë vështirësi ndaj Empolit (Video)

0
SHPËRNDAJE

bonaventuraNdeshja e parë e Milanit të Mihajlovic për këtë kampionat përpara publikut të San Siros ka qenë një zhgënjim i vërtetë. Kuqezinjtë kanë arritur të fitojnë 2-1 por rezultati është gënjeshtar pasi mund edhe të kishte qenë 1-2 në favor të Empolit. Loja e Milanit të kujton atë të vitit të kaluar, por këtë vit janë individualitetet që po e nxjerrin Milanin nga problemet. Carlos Bacca kalon kuqezinjtë në avantazh pasi shmang edhe portjerin kundërshtar në minutën e 16’, pas një assisti të Luiz Adrianos. Kalojnë vetëm 4 minuta lojë dhe një ish milanist, Riccardo Saponara ndëshkon Milanin në minutën e 20’. Pas këtij goli të pësuar Milani është i ç’orientuar dhe nuk ka fare organizim, mesfushorët humbin topa dhe pasime shumë të thjeshta dhe duket qartë që të gjithë lojtarët ndihen nën presion. Në pjesën e dytë të takimit, Luiz Adriano shënon në minutën e 69’ pas një goditjeje me kokë. Braziliani i jep avantazhin Milanit që arrin me vështirësi ta ruajë deri në fund të takimit duke marrë 3 pikëshin e parë për këtë sezon. Tani Mihajlovic do të ketë dy javë kohë për të përgatitur skuadrën për derbin e Milanos.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e takimit:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.