Milani fiton me vuajtje ndaj Udineses (Video)

0
SHPËRNDAJE

Milani ka arritur për të parën herë në këtë kampionat të fitojë dy takime radhazi. Kuqezinjtë fituan 2-3 në transfertë ndaj Udineses, fitore kjo që ishte edhe e para në transfertë për skuadrën e Mihajlovic. Tekniku serb hedh në fushë nga minuta e parë Mario Balotellin dhe ky i fundit nuk e zhgënjen pasi në minutën e 5-të fiton një goditje dënimi të cilën e ekzekuton në mënyrë perfekte. Milani fiton besim nga goli i shënuar dhe pas vetëm 5 minutash të tjera, Montolivo nis një top të gjatë për Bonaventuran i cili brenda zonës kontrollon dhe gjuan me të majtën, duke i çuar shifrat në 0-2. Pjesa e mbetur e 45 minutave të para ishte administrim loje nga kuqezinjtë por pa raste të rrezikshme, situatë e cila ndryshoi në fund të fraksionit të parë të lojës pasi Zapata shënon me kokë nga goditja e këndit dhe i jep avantazhin e trefishtë Milanit.

milan vs udinese

Me fillimin e pjesës së dytë Mihajlovic largon Calabrian dhe aktivizon Alex, lëvizja e cila rezulton e gabuar pasi nga krahu i djathtë kuqezinjtë vuajnë shumë ndërsa Alex në qendër nuk ka ritmin e duhur. Friulianët përfitojnë dhe me fillimin e pjesës së dytë ngushtojnë menjëherë diferencën me anë të Badu. Kalojnë vetëm 5 minuta lojë dhe Udinese shënon golin e dytë me anë të Duvan Zapata. Milani vuan deri në fund të takimit por merr 3 pikë me shumë vlerë për klasifikimin dhe moralin e skuadrës.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e takimit:

https://www.youtube.com/watch?v=ZFgBn6KhCiE

S'KA KOMENTE

Comments are closed.