Milani, gati goditja e parë në Merkato

0
SHPËRNDAJE


Ndoshta tani nuk e njeh askush dhe tifozët kuqezinj do të rrudhin buzët, por Milani e ka gati goditjen e parë të janarit.

Bëhet fjalë për Rikardo Orsolinin, anësor këmbëmajtë mjaft teknik dhe i shpejtë.

Vetëm 19 vjeç, talenti i Askolit ka shpërthyer këtë sezon, duke qenë ndër lojtarët më të spikatur në Serinë B.

Juve e Roma ka kohë që e ndjekin, por Milani është më pranë dhe me 3 milionë e ka në dorë, për të vendosur pastaj nëse do ta mbajë, apo ta huazojë tek Atalanta.

Pengesa e vetme është largimi i Keisuke Hondës: japonezi duhet shitur patjetër, për të liruar vend.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.