Milani nuk ndalet, kërkon Rashicën

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Milani i ëndrrave nuk ka të ndalur në merkato dhe pas milionave të investuara për përforcime të bujshme, tashmë në merkato synohet edhe talenti shqiptar, Milot Rashica.

Sulmuesi i Vitesses nuk është një emër i panjohur për klubet e Serisë A italiane, pasi në të kaluarën për shërbimet e tij janë interesuar Napoli dhe Udinese. Por, nëse Napoli po i monitoron prej kohësh paraqitjet e 21-vjeçarit, Milani dhe Udinese vazhdojnë të grumbullojnë informacione për talentin e përfaqësueses kosovare.

Rashica cilësohet një futbollist me të ardhme të sigurt dhe kuqezinjtë po e ndjekin me kujdes zhvillimin e lojtarit, duke e cilësuar si një alternativë mjaft të mirë për të ardhmen. Kartoni i futbollistit të lindur në Vushtri vlerësohet rreth 8 milionë euro në treg nga Vitesse, aty ku gjatë dy sezoneve të fundit Rashica ka qenë një prej titullarëve të padiskutueshëm, duke luajtur mbi 60 ndeshje në Eredivisien holandeze, duke realizuar edhe 10 gola.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU