Milani ska të ndalur në merkato, por….

0
SHPËRNDAJE

Seria A / Që te Milani po mendojnë seriozisht për sezonin e ardhshëm dhe ngritjen e një ekipi prestigjioz, flet fakti se klubi “rosoner” po tregohet, tani, si një nga klubet më aktivë në tregun e transferimeve verore. Milani, deri tani, ka shpenzuar rreth 100 milionë euro, duke sjellë pesë përforcime të reja në ekip: Mateo Musakuo, Frank Kesi, Rikardo Rodrigez, Andre Silva dhe Fabio Borini. Radhën për të ardhur te Milani, tani, e ka Andrea Konti i Atalantës që luan si mbrojtës i djathtë. Ky lojtar, tanimë, e ka nënshkruar kontratën dhe të dy klubet vetëm duhet të zgjidhin disa detaje të fundit të trnsferimit që, sikurse thuhet, “peshon” 24 milionë euo.

Me këtë blerje të fundit, Milani e ka kompletuar mbrojtjen, ndërkohë që planifikon të sjellë edhe disa përforcime të reja të tjera, dy në mesfushë dhe dy në sulm. Ka disa kohë që Milani po bisedon me Lacion për lojtarin Lukas Biglia, kështu që pritet që të dy klubet ta gjejnë gjuhën e përbashkët, javën tjetër. Po ashtu, me Milanin po lidhet edhe emri i yllit brazilian të Santosit, Tiago Mana, transferimi i të cilit do të kushtojë 14 milionë euro. Në sulm, Milani ka si synim që të sjellë edhe një sulmues tjetër qëndror dhe objektiv kryesor është Nikolla Kaliniç i Fiorentinës, për të cilin të dy klubet, në fakt, janë në bisedime. Si sulmues të krahut të majtë, Milani synon që të marrë në ekip turkun Hakan Calhanoglu nga Bajeri i Leverkusenit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.