Milani tjetër “manita” në miqësore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

milanMilani ka korrur fitoren e dytë në dy miqësoret e zhvilluara deri tani në këtë fazë përgatitore duke mundur me rezultatin 5-1 amatorët e Legnanos. Ashtu si në ndeshjen e parë kuqezinjtë pësojnë filimisht një gol në minutën e 10-të por arrijnë të përmbysin rezultatin brenda pjesës së parë duke shënuar 3 gola në 3 minuta lojë. Fillimisht ishte Andrea Poli ai që barazoi shifrat në 1-1 dhe më pas në dy minuta shënuan njëri pas tjetrit, Alex me një goditje me kokë dhe talenti Mastour me një super gol nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë Mihajlovic zëvëndëson një pjesë të lojtarëve dhe kuqezinjtë arrijnë të shënojnë edhe dy herë të tjera, fillimisht me Honda dhe më pas Verdi duke vulosur rezultatin final në 5-1. Test i mirë i kuqezinjve përpara testeve të tjera që i presin në miqësoret e verës ku do të ndeshen me skuadra si Bayern, Lyon, Real Madrid dhe Inter.

ADRIANO GALLIANI  PH-RICH

Në fund të këtij takimi administratori i deleguar i kuqezinjve Adriano Galliani ka folur për merkaton : “Kemi bërë një ofertë prej 25 milionë eurosh për Romagnolin por Roma e refuzoi atë, mesa duket kemi ofruar shumë pak…”- u shpreh në mënyrë ironike.

“Ibrahimovic është i vetmi lojtar në gjendje të ndryshojë të gjitha planet e merkatos por duhet të presim zhvillime të reja dhe të shohim si do ndryshojë situate. Witsel ? Jo, nuk po kërkojmë mesfushor të tjerë, vetëm një mbrojtës qendre.” – u shpreh Galliani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.