Milani triumfon në trofeun TIM (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

baccaMilan – Inter 2-1

Ndeshja e parë e trofeut TIM midis Milanit dhe Interit është mbyllur me rezultatin 2-1 në favor të kuqezinjve. Milani e fillon më mirë takimin dhe gjen menjëherë golin e avantazhit me anë të Bertolaccit pas një assisti të Carlos Baccas. Kolumbiani i Milanit është lojtari më i mirë në fushë duke qenë një rrezik konstant për mbrojtjen e Interit thuajse në të gjitha rastet që ka topin në zotërim. Në minutën e 22-të Bacca merr një top në krahun e majtë dhe pasi shmang Mirandan godet menjëherë drejt portës duke dyfishuar rezultatin. Interi nuk është dakord me rezultatin dhe në minutën e 31-të pas një kundërsulmi arrin të gjejë një gol mjaft të bukur me anë të Marcelo Brozovic. Për tu shënuar në minutat e fundit edhe një ndërhyrje vendimtare e Romagnolit i cili shpëton rezultatin dhe i jep fitoren kuqezinjve.

Në vijim ju sjellim videon e golave të shënuar:

https://www.youtube.com/watch?v=Q1GCu-0eNZ8

 

sassuolo

 

Sassuolo – Inter 1-0

Ndeshja e dytë e këtij trofeu ka qenë ajo midis humbësit të takimit të parë dhe Sassuolos. Në këtë ndeshje Mancini ndryshon thuajse komplet skuadrën dhe aktivizon linjat e dyta duke hedhur në fushë edhe talentin shqiptar Rey Manaj. Në minutën e 23-të të takimit ka qenë blerja e re e Sassuolos, Defrel i cili ka shënuar golin e vetëm të takimit duke i dhënë fitoren skuadrës së Di Francescos. Për Interin e Mancinit një provë zhgënjyese duke qenë se e mbyll trofeun në vendin e fundit me dy humbje dhe pa asnjë pikë të fituar.

https://www.youtube.com/watch?v=LsRT8S5zOyw

milan vs inter

Sassuolo – Milan 1-1 (4-3) pas goditjes së penalltive

Në ndeshjen e tretë dhe të fundit e cila përcaktoi dhe fituesin trofeut Milani luajti me formacionin e dytë duke aktivizuar një pjesë të mirë të lojtarëve që nuk konsiderohen titullarë. Sassuolo e nis mirë dhe në minutën e 7-të arrin të gjejë golin me anë të ish interistit Duncan. Milani hidhet në sulm dhe kërkon gjatë të gjithë 45 minutave golin e barazimit, i cili vjen vetëm në fund të ndeshjes kur në minutat shtesë, Antonio Nocerino shënon duke i dhënë barazimin kuqezinjve. Nga pika e bardhë e 11-metërshit Milani tregohet më i saktë dhe portjeri 16 vjeçar i kuqezinjve, Donarumma arrin të presë dy penallti duke i dhënë skuadrës së tij fitoren e takimit dhe të trofeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.