Milani zhgënjen në javën e parë, mposhtet nga Fiorentina (Video)

0
SHPËRNDAJE

acm vs fiorentinaNuk ka nisur ashtu siç pritej kampionati i Milanit të Mihajlovic që u mund 2-0 nga Fiorentina në takimin e parë të Serie A. Në takimin e luajtur në Artemio Franchi ekipi vjollcë ka dominuar në çdo aspekt duke shënuar nga një gol për pjesë. Milani ka luajtur për rreth 1 orë me 10 lojtarë pas kartoni të kuq të Rodrigo Elyt në minutën e 36’. Menjëherë pas kartonit të kuq, Fiorentina shënon nga goditja e dënimit me anë të Marcos Alonsos. Në minutën e 55’ Alessio Romagnoli shkakton një faull në zonë dhe shkakton një 11-metërsh, Ilicic e merr përsipër dhe shënon. Pjesa e mbetur e takimit ishte me shumë pak raste dhe Fiorentina menaxhoi në mënyrën më të mirë avantazhin e krijuar. Start zhgënjyes për Milanin që tani duhet të fitojë me çdo kusht kundër Empolit javën e ardhshme.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golat e shënuar gjatë takimit:

https://www.youtube.com/watch?v=3hhdhEoM-nY

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.