Milinkoviç i pakënaqur: Nuk luajtëm mirë dhe lamë kundërshtarin të na rrezikonte

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Fitorja në ndeshjen e sotme ishte detyrim dhe Kukësi e ka arritur. Trajneri Mladen Milinkoviç pohon se fitorja ka shumë rëndësi, por thekson se nuk është i kënaqur nga skuadra e tij. Pas ndeshjes, trajneri serb i kampionëve u shpreh:

Sigurisht që fitorja na gëzon, pasi reaguam pas humbjes me Skënderbeun në fushën tonë. Pasi humbëm dy raste në pjesën e parë, ishim shumë nervozë dhe nuk arritëm të dilnim në lojën tonë. Në pjesën e dytë shënuam dy gola, por duhet të kishim shënuar më shumë. Edhe Lushnja kishte 2-3 raste, që mund të na kishte ndëshkuar.

Prandaj dhe nuk jam i kënaqur nga loja e ekipit. Kundërshtari ishte me 10 vetë dhe duhej të kishim luajtur më mirë. Krijojmë raste dhe nuk shënojmë, madje e lëmë kundërshtarin të na rrezikojë. Guri mund të luajë edhe si qendërsulmues, por edhe si sulmues i djathtë.

Gjykimi? Nuk kam thënë asnjëherë asgjë për gjyqtarët dhe nuk dua të them. Secili bën punën e tij dhe le të gjykojnë të tjerët për këtë çështje. Nuk kam folur dhe nuk do të flas për këtë temë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU