Milinkovic: I përgëzoj lojtarët, por duhet edhe pak fat për të fituar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

milinkovic2

“E nisëm shkëlqyeshëm ndeshjen dhe patëm shanse të tjera për të shënuar edhe gola të tjerë. Më pas morëm një karton të kuq dhe ndeshja u bë shumë e vështirë.”

“Megjithatë, rezistuam mirë dhe mendoj se humbëm dy pikë sot. Kishim raste të shkëlqyera edhe në pjesën e dytë, por kur nuk shënon, do ta pësosh. Ndodhi si në fazën e parë, atëherë shënuam ne, sot shënoi Laçi.”

“Mil. Shënojmë, por edhe pësojmë gola me lehtësi, ndërsa sot duhej të shënonim në raste që patëm dhe nëse shënonim golin e tretë, ndeshja merrte fund.”

“Jam pak i zhgënjyer, sepse sot luajtëm mirë dhe 3 pikë do të bënin diferencë të madhe. E kuptoj presionin, Laçi e kishte një ndeshje më të rëndësishme sesa ne dhe e dinin mirë që do të mbeteshin shumë larg, nëse fitonim ne.”

“Ka ende shumë ndeshje dhe është ende herët për të thënë a kemi shpëtuar. Sot na mungonte një lojtar në mesin e fushës, po të kishim Ramadanin ose Aleksin, do ta kishim më të lehtë të zotëronim topin dhe mund të fitonim.”

“Te goli i dytë Laçi e humbi përqendrimin, por ne u lodhëm shumë gjatë 90 minutave dhe janë gjëra normale, në minutën e fundit edhe Barcelona pësoi gol, si ne.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.