Milinkoviç: Ishte mundësia për t’u kthyer në rrugën e duhur, edhe kur luaj me fëmijët e mi nuk i lejoj të fitojnë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, ka hedhur poshtë zërat se dorëheqja pas ndeshjes me Flamurtarin ishte inskenuar për të kaluar në plan të dytë humbjen ndaj vlonjatëve. Në prononcimin për SuperSport ai theksoi se nuk kishte mundësi që kjo të ndodhte dhe reagimi kishte ardhur vetëm pasi pa padrejtësi ndaj ekipit të tij.

“Për ne ishte ndeshje shumë e rëndësishme, ishte mundësia për t’u kthyer në rrugën e duhur dhe i meritonim tre pikët sot. Ishte një diferencë e madhe mes këtyre dy skuadrave, shumë më mirë në pjesën e dytë se luajtëm më thjeshtë. Ndërkohë që edhe pse fituam, ka gjëra për të cilat nuk jam plotësisht i kënaqur”.

“Ne mundohemi në çdo ndeshje të shënojmë sa më shumë por e thashë që nuk jam i kënaqur me 2-3 raste të humbura sot. Eshtë e rëndësishme për ne që Reginaldo shënoi dhe shpresoj që në ndeshjen e radhës të gjejë më lehtë rrugën e rrjetës. E rëndësishme është që Bengui luajti më shumë, tregoi sot se është lojtar i mirë, edhe pse nuk është 100% gati, mendoj se mund të na ndihmojë në ndeshjet e ardhshme”.

“E dija para ndeshjes që ishim më mirë se Korabi dhe desha të luaja me dy sulmues, të shënonim sa më shpejt golin e parë. Ishim pak pa fat që nuk realizuam me penalltinë, e patë që pas golit të dytë ekipi filloi të luante më mirë. Ne në tre ndeshjet e para të fazës së tretë shënuam 2 gola, dhe luajtëm në mënyrë që në çdo moment mund ta presësh gabimin mbrapa.

Nëse kundërshtarët na barazojnë, kemi probleme. Kjo është çështje eksperience, por kur ke përballë ekip si Korabi, që vjen nga Kategoria e Parë, eksperienca është në krahun tonë. Kur luan ndaj Partizanit dhe Skënderbeut, një gol nuk mjafton”.

“Nuk deshëm të rrezikonim me mesfushorin Rroca se është pak i dëmtuar dhe ka dy të verdhë, bëmë ndryshimin se ishte i gatshëm të merrte të dytën, nuk desha të rrezikoja. Ai është lojtar që mund të bëjë pasime të mira dhe mund të krijojë lëvizje. Futëm mesfushorin Rroca që jep pasin final më lehtë në pjesën e dytë”.

“Nuk është e vërtetë, as e para dhe as e dyta. Edhe kur luaj me fëmijët e mi nuk i lë të fitojnë. Edhe nëse do të doja të ikja nuk mund të shkoj askund pa lejen e presidentit Tavo. Eshtë klauzolë e kontratës dhe prandaj nuk ika në shkurt në Kinë. E vetmja arsye e dorëheqjes është ajo që tha presidenti Tavo.

Kur rashë dakord me të, i kërkova vetëm dy gjëra: e para të mos më përzihej në punë dhe nëse bëja gabim ishte i imi. E dija që erdha në skuadër të vogël si Luftëtari dhe i kërkova të mbronte skuadrën, siç bëjnë edhe të tjerët. Ndeshje pas ndeshje ndodhën gjëra që nuk më pëlqyen dhe u bënë probleme për gjyqtarët.

Ndërkohë që kjo ishte shumë, pasi disa ditë më parë doli edhe në “Panorama Sport” se Luftëtari ishte ekipi më i penalizuar ndërsa presidenti Tavo më premtoi që do kesh drejtësi. E dija që ishte e rëndësishme ndeshja edhe për Flamurtarin dhe kur luan me një ekip me kualitetete të tilla, kur gjyqtari nuk është 50-50 nuk ke shanse të fitosh”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.