Milinkoviç: Ishte ndeshje e vështirë, ishim nën presion të madh

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, pas ndeshjes me Korabin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Erald Kodheli, u shpreh se ndaj dibranëve ishte një takim i vështirë, ndërsa theksoi se gjirokastritët ishin nën presion të madh.

“Ndeshje shumë e vështirë. Në çdo ndeshje si kjo, ku kundërshtari, pra Korabi nuk ka asgjë për të humbur, bëhet shumë e vështirë.

Ne ishim nën presion të madh, sepse çdo rezultat tjetër përveç fitores do të na i ndërlikonte shumë pozitat në renditje.

Luajtëm në pjesën e parë, por nuk krijuam shanse të shumta për gol, ndërsa në 20 minutat e para të pjesës së dytë u përmirësuam dhe shënuam dy gola duke luajtur shumë mirë.

“Renditja? Nuk jemi ende të qetë, shohim punën tonë dhe derisa të sigurojmë mbijetesën nuk do të jemi të qetë, edhe pse për një javë jemi të qetë.

“Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë dhe Korabi nuk është aspak i lehtë për t’u mundur. Edhe në ndeshjet e fundit me një gol diferencë është mundur.

Në pjesën e parë ishim shumë të ngadaltë dhe nuk bëmë pasime direkte dhe të shpejta. Më vjen keq për kartonët e kuq, sidomos të mesfushorit tonë Ramadani, sepse ishte një ndeshje korrekte, por janë gjëra që ndodhin.

“Penalltia e humbur nga Korabi ishte një pikë kthese, sepse kundërshtari humbi besimin, ndërsa ne morëm zemër dhe filluam të luanim shumë më shpejt”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.