Milinkoviç: Luajmë futboll të bukur, por po nuk shënuam ndëshkohemi

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, pas ndeshjes me Tiranën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Dritan Shakohoxha, u vendosi fajin rasteve të humbura për disfatën 2-0 kundër Tiranës.

“Së pari, urime Tiranës. Ne sot vërtetuam se luajmë futboll të bukur. Krijuam 2-3 raste të mira, por ishim të pafat dhe nuk shënuam. Dhe siç ndodh zakonisht, po nuk shënuam ndëshkohemi menjëherë. Tirana u tregua më e zgjuar dhe shënoi në shtesën e pjesës së parë. Ne e nisëm mirë të dytën dhe krijuam 2-3 raste me sulmuesin Abazaj, por, siç e thashë, ishim të pafat. Ishte e rrezikshme për ne që ta presonim Tiranën, pasi ata rrezikonin shumë me kundërsulm dhe në njërin prej tyre shënuan”.

Taku? “Taku ka treguar disa herë që është një lojtar i zgjuar. Para ndeshjes i paralajmërova lojtarët e mi që ai është shumë i rrezikshëm në zonë dhe nuk i duhej lënë hapësirë. Mirëpo gabuam dhe ai na ndëshkoi”.

Abazaj? “Është shumë e vështirë që të luajë tri ndeshje në gjashtë ditë. Në ndeshjen me Teutën pati një lodhje fizike që u pa në fushë, ndaj sot e lashë pushim. Ne nuk kemi lojtarë për t’i zëvendësuar të gjithë titullarët dhe sot Abazaj tregoi se është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.