Milinkoviç: Na duhet më shumë përvojë, bëmë disa gabime të cilat vetëm ne mund t’i bëjmë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, ia vendos fajin mungesës së përvojës për humbjen 3-2 në “Zeqir Ymeri”. Në prononcimin për SuperSport pas ndeshjes, tekniku serb theksoi se ekipi i tij nuk diti të shfrytëzonte disa mundësi të mira për të shënuar, ndërsa në krahun tjetër u ndëshkua nga një lojtar me eksperiencë si Pero Pejiç në një gjysmë rasti që iu dha.

“Mendoj se na duhet më shumë përvojë në Kategorinë Superiore. Lojtarët tanë motivohen shumë kur luajnë kundër kryesuesve, por kjo nuk mjafton. Duhet përvojë dhe kjo u pa edhe sot. Të tre golat e pësuar, sidomos i dyti, erdhën si pasojë e eksperiencës së lojtarëve të Kukësit”.

Mendoj se sa më larg portës sonë ta kemi topin, aq më mirë është për ne. Kur luajmë afër portës ne bëjmë disa gabime të cilat vetëm ne mund t’i bëjmë. I këshilloj vazhdimisht lojtarët të luajnë me kujdes dhe thjesht, pa gabime, por pikërisht këtu gabuam dhe u ndëshkuam me kundërsulm. Ne patëm dy raste shumë të mira në pjesën e dytë, por nuk shënuam. Kurse Pejiç shënoi me gjysmë mundësie që iu dha”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.