Milinkoviç: Ndaj Skënderbeut një ndeshje si gjithë të tjerat. Kushdo mund të fitojë ndajt kujtdo në Superiore

0
SHPËRNDAJE

Superiorja është vënë në diskutim nëse luhej, ndaj kjo pyetje i është bërë edhe trajnerit Mlladen Milinkoviç.

“Nuk jam përgjegjës për këtë çështje nëse fusha është e gatshme të luhet apo jo këtë duhet ta vendos federata.  Besoj se nëse do vazhdoj shiu kështu fusha do të dëmtohet, por kjo është e njëjtë si për ne dhe për ata, pra nuk mendoj se do jemi të favorizuar. Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje seriozisht”.

Milikoviç, i pyetur nëse e kënaq barazimi në Korçë, tha: “Unë e kam thënë, ne duam të marrim 3 pikët dhe sidomos tani që kemi ulur diferencën. E rëndësishme është të luajme fort dhe mirë e të marrin sa më shumë pikë”.

“Nuk besoj se kjo ndeshje do të vendos gjithçka nëse fitojmë, do ecim, nuk më intereson vetëm sfida me Skënderbeun, por paraqitja e ekipit në çdo ndeshje”.

“Kjo nuk është ndeshja e fundit sepse të gjithë kundërshtarët kanë mundësi të marrin pikë nga skuadrat e tjera, siç po e shohim këto javë. Mund të ndodh gjithçka.

“Ju siguroj që ne me Skënderbeun do të luftojmë për të marrë 3 pikët. Skëndërbeu është një ekip i mirë, ka lojtar të mirë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Me fitoren ndaj tyre, përveçse ngushtojmë diferencën jemi edhe brenda objektivave”.

“Terreni? Në kushte të tilla, në teren të rënduar një gabim kushton shumë. Duhet pasur kujdes, vijmë pas dy fitoreve dhe ana psikologjie e lojtareve është e mirë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU