Milinkoviç: Ndaj Vllaznisë nuk na lejohet të gabojmë përsëri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja /Luftëtari ka zhvilluar dje paradite stërvitjen e parë pas barazimit me Laçin. Kjo seancë është zhvilluar në fushën e stadiumit dhe sot ekipit do të jetë pushim, sipas praktikës së ndjekur nga trajneri Milinkoviç. Vetë trajneri serb ka thënë se Luftëtari vuajti gjendjen jo të mirë fizike të disa titullarëve, ndërkohë që shpreson shumë që 2 pikët e lëna të rikuperohen në vazhdim:

”Kur u shpreha ditë më parë se isha i kënaqur, nëse do të fitonim ndaj Laçit 1-0, kisha parasysh forcën e skuadrës kundërshtare dhe përmirësimin e lojës së saj në këtë fazë kampionati. Dëshiroja të merrnim tri pikët, por barazimi është rezultati më i drejtë për atë ndeshje. Nuk mundesha të tregoja më parë, ku i kishim mangësitë për këtë takim, ku më e rëndësishmja ishte kondicioni jo i mirë fizik i disa futbollistëve. Abazaj u dëmtua në takimin me Korabin, por edhe të tjerë nuk janë në gjendjen e duhur fizike dhe kjo u manifestua në lojë, ku na mungoi ritmi i ndeshjeve të mëparshme , ndaj dhe ishim me fat, që nuk humbëm. Nëse Laçi nuk do të shënonte para se të kryenim zëvendësimet, nuk do të mund të barazonte. Në fundin e ndeshjes luajtëm me 4 sulmues dhe Laçi ndërkohë shtoi forcat në mbrojtje. Na dëmtoi dëmtimi i Ramadanit, i cili deri në atë pjesë loje kryente rolin e organizatorit. Gara vazhdon dhe i përmbahem deklarimit të mëparshëm se luajmë për qëndrimin në Superligë. Mbijetesa është parësore dhe gara do të bëhet më e fortë, ndaj duhet bërë më shumë kujdes dhe përgatitjet duhet të jenë maksimale. Humbëm ndaj Laçit 2 pikë dhe shpresoj t’i rikuperojmë në ndeshjet në transfertë, ndërkohë që duhet të marrim fitoren në ndeshjen e radhës. Do të kemi një mungesë nga titullarët, Zguron, për arsye kartonësh, por kthehet në formacion Aleksi në takimin ndaj Vllaznisë, që do ta luajmë në fushën tonë. Nuk na lejohet të gabojmë përsëri në fushën tonë”, – theksoi trajneri Milinkoviç.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.