Milinkoviç: Ndeshja e vetme ku luajtëm për të mos humbur

0
SHPËRNDAJE

mladen-milinkovicTrajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, pas ndeshjes me Skënderbeun, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Dritan Shakohoxha, ka pranuar se skuadra e tij ishte gjendur në vështirësi para Skënderbeut ndaj kishte menduar si të mos pësonte dhe të merrte të paktën një pikë përballë korçarëve, ku bëri edhe një krahasim mes Skënderbeut dhe Partizanit, dy rivalëve për titullin kampion.

“Ndeshja? Dua të përgëzoj lojtarët e mi. Ndoshta ishte sot ndeshja e parë ku luajtëm për të mos u mundur. Në 30 minutat e para u munduam më shumë të shënonim. Më pas ne vendosëm që të tërhiqeshim 15 metra, e dinim që Skënderbeu do të bënte presion në pjesën e dytë, pamë mundësitë tona për kundërsulm, nuk deshëm të hapeshim dhe tu krijonim hapësira në mbrojtje. Pas kritikës që u thashë lojtarëve nëj javë më parë se nuk ishin serioz me Korabin, sot më dëgjuan dhe bënë gjithçka që iu kërkua”.

“Episodi i mesfushorit Latifi? Mund ta shohim por nuk bëj komente për gjyqtarët, ndaj nuk do të bëj as sot. Ka njerëz në federatë që janë përgjegjës për këto gjëra. Për mua, gjyqtari Cjapi ishte në rregull, por nuk është në kompetencën time të bëj komente për të”.

“Ndryshimi mes Partizanit dhe Skënderbeut? Ndaj Partizanit kishim më shumë lojtarë në dispozicion, sot ishim pa mesfushorët Aleksi dhe Rroca, ndryshuam sistem, luajtëm me tre mesfushorë mbrojtës se e dinim që Skënderbeu luan nga krahët dhe mendoj se morëm  vendim të mirë. Të dy skuadrat janë të mira. Ndoshta Skënderbeu luan më shpejt, por Partizani krijoi më shumë raste. Skënderbeu në pjesën e parë nuk krijoi raste, në të dytën bëri dy gjuajtje, por asgjë speciale”.

“Dueli i ardhshëm? Do të mundoheni dhe të tregojmë se jemi një skuadër më cilësore. Laçi ka cilësi por do të mundohemi të marrim tre pikë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.