Milinković: Ndeshje e bukur, atmosferë e shkëlqyer në Shkodër, Cungu: Faji i imi

0
SHPËRNDAJE

img_4415Mladen Milinković

Një ndeshje e bukur, triumfuam ne, në një sfidë ku të dyja skuadrat luajtën mirë. Jam shumë i kënaqur, skuadra e meritoi dhe fitorja u përshëndet edhe nga tifozët vendas, që do të thotë shumë për ne.”

“Shënuam tre gola të mrekullueshëm dhe i kishim mundësitë ta mbyllnim ndeshjen më herët. Mos të harrojmë që Vllaznia ishte në formë të shkëlqyer para ndeshjes së sotme dhe kjo fitore vjen shumë.”

“Atmosfera ishte shumë e bukur në Shkodër, doli në dritë një ndeshje e bukur dhe jemi me fat që ishim ne që morëm 3 pikët. Objektivi është mbijetesa dhe për momentin jemi në rrugën e duhur, nuk mund të ndryshojmë objektiv derisa të jemi të sigurt për mbijetesën, sepse rivalët janë mjaft cilësorë mbi ne dhe rreth nesh.”

“Skuadrat mbi ne kanë kontingjent më të madh dhe kanë emër më të madh, përveçse kanë më shumë eksperiencë në Superiore, ndërsa ne kemi një skuadër me moshë mesatare shumë të re.”

img_4416

Armando Cungu

Humbje e rëndë, përgjegjësia është e imja. U goditëm në momentin më të mirë, mungesa kishim, por edhe kundërshtari ka një ekip për t’u vlerësuar. Kjo është Vllaznia, kemi pak alternativa dhe nuk e kemi mundësinë për të rikuperuar ose mbushur një boshllëk.”

“Edhe sot u pa qartë që zëvendësimet nuk sjellin ndryshim, as në vendosje e as në rezultat. Nuk kemi ç’bëjmë, duhet ta përballojmë me këtë kontingjent.”

“Është një kampionat shumë i vështirë, Vllaznia nuk ka ndonjë organikë shumë cilësore dhe sot u pa qartë, humbëm edhe lojtarë për dëmtime dhe e kam thënë që nuk duhet ta teprojmë me deklarata optimiste, sapo marrim ndonjë fitore.”

Festa me Skënderbeun nuk ka zgjatur shumë, nuk ka lidhje. Kemi lënë pikë në Shkodër, por kemi barazuar me Partizanin e Skënderbeun në Shkodër. Kam dëgjuar shumë komente, për festën pas barazimit kundër Skënderbeut, por kjo është Vllaznia momentale, nuk krahasohet me Vllazninë e para shumë viteve, mos ta gënjejmë veten.”

Vajcer në stol? “Ka lidhje me formën fizike, nuk e kam parë në gjendje të plotë në stërvitje.”

Burimi: Supersport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.