Milinkoviç: Një ndeshje e mirë, përgëzoj lojtarët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

mladen-milinkovicTrajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, pas ndeshjes me Partizanin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se ishte një ndeshje e mirë dhe për këtë arsye përgëzon lojtarët e tij.

“Ndeshja? Sot ishte vërtet një ndeshje e mirë dhe, siç e kam thënë edhe më parë, ne futemi për fitore edhe sikur të luajmë me dhjetë lojtarë. Dua të përgëzoj lojtarët e mi për lojën e sotme, veçanërisht në pjesën e parë. Dalja e Bregut na prishi punë disi, por për fat arritëm të kalonim në epërsi. Nuk duhet të harrojmë se luanim kundër Partizanit, që pretendon për titullin kampion”.

“Nevojë për sulmues? Na duhet një lojtar që mund të shënojë nga çdo pozicion, pasi deri në zonë i bëjmë gjërat mirë, më pas gabojmë. Sot kishim një mundësi të mirë me Bregun kur ishim 1-0 dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen”.

“Tifozët? Ne përpiqemi përherë të bëjmë lojën tonë. E pranoj që pjesa e dytë nuk ishte ajo që donim. Jo se jam i pakënaqur, por në pjesën e parë ishim më lart. Megjithatë duhet të kemi parasysh se jemi stërvitur në bar artificial, kurse sot fusha ishte paksa e butë. I trembesha edhe presionit nga tifozët, por jam i kënaqur për mënyrën se si skuadra u soll sot”.

“Jeta në Shqipëri? Kam marrëdhënie shumë të mira me klubin dhe jam i kënaqur me qytetin dhe vendin. Njerëzit janë të ngrohtë dhe më respektojnë, ndërsa edhe mediat shkruajnë mirë. Por e di që puna jonë është e tillë: Një ditë je yll, ditën tjetër kritikohesh. Vij nga Ballkani, dhe kemi pothuajse të njëjtin mentalitet. Mund të them se deri tani gjithçka po shkon më së miri.

Në Serbi ka qenë një trajner shqiptar nga Maqedonia i cili drejtoi 4-5 ndeshje, por duhet të dini që në Serbi ka shumë pak trajnerë të huaj. Historikisht vetëm klubet e mëdha si Partizani i Beogradit apo Ylli i Kuq kanë marrë trajnerë të huaj”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.