Milinkoviç: Nuk ishim seriozë, jam shumë i mërzitur

0
SHPËRNDAJE
Loading...

mladen-milinkovicTrajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, pas ndeshjes me Korabin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Frenkli Ymeri, ka shpërthyer në kritika kundër lojtarëve të tij pasa barazimit ndaj Korabit, ku i cilësoi futbollistët e tij joseriozë dhe shkaktarë të këtij rezultati që e vlerësoi si humbje.

“Rezultati? Mendoj se humbëm dy pikë sot se nuk ishim seriozë. Lojtarët nuk ishin seriozë, jam shumë i mërzitur. Në pushim të ndeshjes kishim rezultat të mirë 1-0 për ne, u thashë që duhet të vazhdojmë të luajmë me seriozitet dhe të shënonim golin e dytë pasi nëse nuk shënon e pëson dhe kjo ndodhi. Sot, disa prej tyre u treguan egoistë dhe në e paguam çmimin, klubi e pagoi”.

“Ndëshkime të mundshme në ekip? Do ta shohim, janë 6 ndeshje para, nuk mund ta lejojmë që kjo që ndodhi sot të ndodhë përsëri”.

“Mungesat e lojtarëve? Aleksi dhe Rroca janë lojtarë shumë të rëndësishëm për ne. Nëse do t’i kishim sot, do të kishim rezultat më të mirë, por dëmtimet janë pjesë e lojës. Ata janë jashtë dhe kishim pak probleme në mesfushë. Por mendoj se problemi më i madh i yni ishte se nuk kishte seriozitet, nuk bënë çfarë u kërkova para ndeshjes dhe deri në fund. Në 5 minuta e fundit luajtëm në sulm, por ata nuk dëgjuan çfarë duhej të bënin, të bënin krosime në zonë. Humbëm pikët dhe më vjen shumë keq për këtë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.