Milinkoviç: Nuk komentoj gjyqtarët, ndeshje e mirë, jam shumë krenar për lojtarët e mi

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, pas ndeshjes me Partizanin në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani shprehet i keqardhur për humbjen, pasi ekipi i tij zhvilloi një lojë të mirë.

“Nuk bëj asnjëherë komente për gjyqtarët. Mendoj që ishte një ndeshje e mirë, ata shënuan dy gola, por jam shumë krenar për lojtarët e mi, mbi të gjitha për mënyrën si luajtëm kur mbetëm me 10 lojtarë.

Në pjesën e dytë ishim të shkëlqyer, por na mungoi goli. Në pushimin e lojës i kërkova kujdes lojtarëve, që të mos lejonin hapësira për kundërshtarët.

Gjithashtu kontrolluam topin në mënyrë të shkëlqyer, por kur luan ndaj Partizanit me një lojtar më pak është e vështirë. Pa Boyom në mbrojtje jemi -10 për qind.

E ndjemë shumë mungesën e tij, mbi të gjitha ndaj Partizanit që ka një sulmues si Ekuban. Në tetë ndeshjet e mbetura do të provojmë të marrim sa më tepër pikë që të jetë e mundur.

Me 5-6 pikë mendoj se jemi të sigurt për mbijetesën. Do të jetë e vështirë, sepse luajmë me ekipet kryesuese dhe ato që luftojnë për mbijetesën dhe do të isha i kënaqur me 10 pikë”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.