Milinkoviç: Nuk u përshtatëm mirë me fushën, më e keqja e këtij sezoni

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, pas ndeshjes me Luftëtarin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Sokol Xhihani, u shpreh se fusha e stadiumit “Flamurtari” ishte më e keqja e këtij sezoni, ndërsa theksoi se ekipi i tij nuk u përshtat fare me fushën.

“Nuk arritëm të përshtateshim shumë mirë me këtë fushë që kishte sot stadiumi “Flamurtari”, dhe për këtë gjë vendasit kishin një avantazh në këtë pjesë. Kjo e sotmja ka qenë fusha më e keqe që kemi luajtur ndonjëherë në këtë sezon.”

“Kemi luajtur shumë mirë dhe kemi qenë të pafat që nuk kemi barazuar. Mendoj se barazimi duhet të ishte rezultati më i drejtë.

Përgëzoj Flamurtarin për fitoren, por edhe lojtarët e mi për atë ç’ka dhanë në fushën e lojës. Nuk mendoj se skuadra kaloi në eufori pas fitores kundër Partizanit.

Luftëtari ka lojtarë seriozë dhe të përgjegjshëm”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.