Milinkoviç: Përgëzoj Skënderbeun, i meritoi 3 pikët

0
SHPËRNDAJE

Trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç, pas ndeshjes me Skënderbeun, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Elvis Rexha, u shpreh se ai përgëzon Skënderbeun, teksa thekson se i meritoi 3 pikët.

“Dua të përgëzoj Skënderbeun sepse i merituan tri pikët sot. Ndoshta rezultati është pak i thellë sepse nuk luajtëm aq keq, por fakti është që pa ata 4 lojtarë që na mungonin, ne jemi një ekip tjetër.

Skënderbeu ishte më i rrezikshëm pas golit të dytë sepse ne u hodhëm përpara duke i dhënë më shumë hapësira dhe ata janë shumë të rrezikshëm kur iu jep hapësira.”

“Për mendimin tim nëse luan me shumë lojtarë në mbrojtje ndaj Skënderbeut atëherë ke më shumë probleme. 20 minutat e para në pjesën e dytë ne i mbajtëm ata shumë larg portës sonë, por ishte shumë vonë.

Ideja jonë ishte që ta nisnim lojën në këtë mënyrë sepse ata kanë shumë lojtarë me cilësi që bëjnë diferencën. Sot diferencën e bëri Latifi, sidomos në pjesën e parë dhe na vendosi shumë në vështirësi”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Luftëtarit, Mladen Milinkoviç. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.