Milinkovic: Ne kemi objektiva madhorë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Trajneri i Kukesit Mladen Milinkovic flet për finalen e superkupes ndaj Tiranës

NDESHJA – “Do të jetë një ndeshje mjaft e rëndësishme, pasi do të luajmë përballë Tiranës. Një ekip me shumë histori për futbollin shqiptar. Ata kanë fituar më shumë kampionate, por pavarësisht kësaj ne do të bëjmë maksimumin dhe do të luajmë sipas stilit tonë. Parashikoj një takim të vështirë”.

SUKSESI I VJETSHEM Kukësi e ka fituar edhe vjet Superkupën përballë Skënderbeut dhe është pozitive. Ne kemi objektiva madhorë për këtë sezon dhe duam që gjithashtu ta fitojmë atë. Do të hyjmë në fushën e lojës për të fituar”.

GRUPI – Do të presim edhe gjendjen e Musollit. Nëse aktivizohet apo jo me Kosov, pjesa tjetër e ekipit është e plotë dhe nuk do të kemi probleme”.

TIRANA – Nuk e nënvlerësojmë Tiranën, pavarësisht se militojnë në Kategorinë e Parë. Ne do të hyjmë në fushë për të bërë lojën tonë me topa të shpejtë dhe me një ritëm të lartë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU