Milot Rashica dopietë për Vitessen

0
SHPËRNDAJE

milot rashica

Milot Rashica ka qenë protagonist në ndeshjen që skuadra e tij Vitesse zhvilloi kundër grekëve të Asteras Tripolis. Holandezët fituan me rezultatin 3-2, kjo edhe falë një dopiete të shënuar nga talenti shqiptar. Futbollisti që u transferua te Vitesse nga Kosova Vushtrri ka qenë vendimtar pasi fillimisht shënoi golin e avantazhit të përkohshëm 2-1 në minutën e 40-të ndërsa më pas shënoi edhe të dytin në minutën e 60-të. Paraqitjet e mira dhe ky dygolësh i shënuar pritet që ti sigurojnë talentit shqiptar një vend në formacionin titullar të vitit të ardhshëm te Vitesse.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.