Milot Rashica ndihmon Kosovën e Vushtrrisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Milot Rashica - Llamkos
Rashica kur luante për Kosovën e Vushtrrisë, asokohe Llamkos Kosova (Foto: Eroll Popova)

Kishte premtuar se do ta ndihmonte një ditë me të holla ekipin nga ku u bë futbollist dhe e mbajti fjalën edhe pse nuk është me shumë se 19 vjeç. Bëhet fjalë për Milot Rashicën, futbollistin shqiptar që nga ky edicion po luan për Vitesse në elitën e futbollit hollandez.

“Sot 15 mijë euro janë shkuar në klubin e Vushtrrisë. Kjo ka qenë dëshira ime dhe e familjes time dhe jam i lumtur që sadopak i kam ndihmuar klubit ku jam rritur”, është shprehur Rashica.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.