Milot Rashica titullar në fitoren e Vitesse

0
SHPËRNDAJE

Lagjionarët/ Talenti shqiptar nga Kosova, Milot Rashica, vazhdon të luajë si titullar tek ekipi i tij Vitesse. Edhe në ndeshjen ndaj Roda, të fituar 3-0 nga ekipi ku aktivizohet lojtari nga Kosova, Rashica ishte sërisht titullar. Pavarësisht se nuk shënoi, sërisht ai ishte një nga lojtarët më të dalluar të Vitesses në këtë fitore.
image
Rashica u zëvëndësua nga trajneri i tij në minutën e 69′ kur ndeshja ishte me rezultatin 2-0. Talenti nga Kosova shihet si një nga lojtarët më me perspektivë tek ekipi holandez, dhe tashmë është një titullar i padiskutueshëm në rradhët e ekipit të Vitesse. Milot Rashica është edhe pjesë e Kombëtareve të moshave të Shqipërisë, ku aktualisht luan për ekipin U19.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.