Milot Rashica zbulon të ardhmen

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Milot Rashica ka vazhduar kontratën me Vitessen në Holandë.

Anësori kosovar ka nënshkruar kontratë të re me klubin holandez që e mban atë në Vitesse deri në vitin 2020.

Rashica debutoi për këtë klub në korrik të vitit 2015 në gara evropiane ndaj Southamptonit.

21-vjeçari në sezonin e fundit ka shënuar dy herë dhe ka asistuar nëntë herë.

“E ndjej veten mirë te Vitesse dhe e di se mund të zhvillohem edhe më shumë këtu. Pas ndeshjes me Kosovën do të pushoj, por mezi pres të zhvilloj ndeshjet në Ligën e Evropës”, ka thënë Rashica për uebfaqen e klubit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.