Ministri Shala dhe presidenti Vokrri të bindur për pranimin e Kosovës në Uefa dhe Fifa

0
SHPËRNDAJE

koova-fshf

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, në vazhdën e takimeve me krerët e federatave sportive të Kosovës, sot ka takuar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrrin.

MKRS përmes një njoftimi, ka bërë më dije se ministri Shala dhe i pari i futbollit tonë, Fadil Vokrri kanë biseduar rreth ecurisë së procesit të ndërkombëtarizmit të futbollit të Kosovës, meqë tani po afrohet data kur UEFA dhe FIFA do të kenë në rënd të ditës pranimin e Kosovës në familjen e madhe të futbollit ndërkombëtar.

“Kryetari i FFK-së Fadi Vokrri e informoi ministrin Shala me punën që po bën FFK-ja dhe ecurinë e këtij procesi shumë të rëndësishëm për Kosovën. Ministri Shala shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve të Kosovës për të ndihmuar FFK-në këtë proces”, është thënë në njoftimin e MKRS-së.

Ministri Shala dhe kryetari Vokrri biseduan edhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit dhe të koordinimit të gjitha institucioneve të vendit, para këtij procesi tejet të rëndësishëm, në mënyrë që Kosova në maj të anëtarësohet në UEFA dhe në FIFA.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.