minuta90.com sjell 11-shen më të dobët të javës

0
SHPËRNDAJE

minuta90.com, edhe këtë javë, siç do javë tjetër, sjell formacionin më të dobët të kësaj jave.

Shkëlzen Ruçi – Ndeshja jo të mirë ka bërë portieri në takimin ndaj Skënderbeut, që mund të bënte më shumë në golin e dytë të mesfushorit Liridon Latifi.

Arbnor Fejzullahu – Një traversë në fillim të ndeshjes nuk është e mjaftueshme për një lojtar që cilësohet ndër më të mirët e Kampionatit Shqiptar. I zoti në fazën mbrojtëse, por shumë larg ditëve të arta në fazën sulmuese.

Arjan Sheta – Në momentin e pësimit të golit të parë, qendërmbrojtësi, ka gabuar duke mos larguar një top, të cilin e kishin në këmbët e tyre, për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Emiliano Çela – Ashtu si Sheta, e njëjta gjë vlen edhe për mbrojtësin tjetër të Korabit, teksa ato gabime janë të pafalshme për dy mbrojtës me eksperiencë si Arjan Sheta dhe Emiliano Çela.

Dejvi Bregu – Për aq minuta sa ishte në fushë, edhe vlonjati ishte larg pritshmërive për të udhëhequr Luftëtarin në një sfidë të vështirë ndaj Skënderbeut.

Albano Aleksi – Mesfushori nuk ishte në një ditë të mirë dhe mund të konsiderohet një nga dobëtit për Luftëtarin në ndeshjen ndaj Skënderbeut.

Merveille Ndockyt – Në ndeshjen ndaj Partizanit, xhevahiri i Tiranës ishte në hije. Sakrifikon pak, shpesh i vendosur jo mirë dhe i papërqëndruar, teksa pa frikë mund të themi se ishte një paraqitje e dobët në derbin ndaj Partizanit.

Moise Nkounkou – E nis mirë ndeshjen ndaj Partizanit, por shuhet si një flakë kashte. Përpiqet të shërbejë për sulmuesin e bardhebluve, Cisse, por hera-herës hyn drejt mesfushës më shumë sesa duhet, duke lënë zbuluar krahun.

Serginho – Braziliani për Laçin ishte një ndër më të dobëtit në ndeshjen ndaj Kukësit. Mesfushori, që është huazuar nga Skënderbeu te kurbinasit, bëri shumë pak dhe trajneri Bledar Sinella e zëvëndësoi në minutën e 62-të, teksa vendin e tij e zuri sulmuesi Alush Kanapari.

Matija Dvornekoviç – Sulmuesi anësor bëri një ndeshje larg pritshmërisë, teksa nuk u bë asnjëherë rrezik për mbrojtësin e Laçit, Arbër Shala. Kroati u zëvëndësua nga trajneri Ernest Gjoka në minutën e 58-të, ku vendin e tij e zuri mesfushori Kushtrim Lushtaku.

Ardit Hoxhaj – Sulmuesi ishte shumë larg formës së tij, teksa nuk vendosi për asnjë moment në vështirësi mbrojtjen dhe portierin e Vllaznisë në takimin ndaj shkodranëve.

Trajner, Mladen Milinkoviç – Të gjithë prisnin që Luftëtari të bëntë diçka më shumë për të ndalur Skënderbeun, por humbja në shifrat 3-0 nuk të lë shumë vend për imagjinatë. Edhe pse bluazinjtë u munduan të bënin lojë të bukur dhe deri diku ia arritën, pësuan një disfatë të thellë. Megjithatë, për momentin, ekipi i drejtuar nga serbi është brenda objektivit dhe nuk rrezikon në fundin e tabelës së klasifikimit.

/minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.