minuta90.com sjell 11-shen më të dobët të javës

0
SHPËRNDAJE

minuta90.com, si çdo javë tjetër, edhe këtë javë, sjell 11-shen më të dobët.

Erind Selimaj – Portieri nuk ishte në formën e tij më të mirë sportive, teksa te goli i parë kishte një pjesë faji, ndërsa shpeshherë bëri dalje të gabuara duke rrezikuar jo pak.

Ditmar Bicaj – Duke u nisur nga objektivat që kishin ekipet në ndeshjen Partizani-Vllaznia, të shumtë ishin lojtarët që çaluan në lojën e tyre. Por statusi i më të dobëtit për këtë takim i shkon mbrojtësit, nga prekjet e të cilit u shënuan dy golat e Partizanit. Te goli i mesfushorit Bardhi devijoi gjuajtjen, ndërsa në fund shkaktoi një penallti të pastër ndaj Caleb Ekuban.

Edy-Nicolas Boyom – Në mbrojtje ishte lojtari më i dobët, teksa nuk arriti të neutralizonte sulmuesin kroat, Tomislav Busiç.

Orjand Beqiri – E njëjta gjë vlen edhe për vlonjatin e Luftëtarit, i cili bëri gabime të shumta. Vlen të përmendet fakti, se së bashku me Boyom janë ndër të paktit në Kampionatin Shqiptar që gabojnë, por këtë ndeshje…

Emiliano Çela – Te skuadra e Korabit, mbrojtësi ishte ndër më të dobëtit për ekipin e tij, teksa duhet të ishte treguar pak më i kujdesshëm në momentin e shkaktimit të 11-metërshit, pasi kundërshtari, pra Lilaj nuk kishte pamje të qartë nga porta në momentin që e kontrolloi topin.

Masato Fukui – Sulmuesi japonez vazhdon të mos tregojë formë të mirë ndeshjet e Skënderbeut, teksa edhe dje lojtari nuk arriti të bëntë asgjë në vijën e parë të sulmit, ç’ka solli edhe zëvëndësimin e tij në minutën e 55′-të takimit me rumunin Predescu.

Faisal Bangal – Teuta ka vuajtur shumë ndaj Kukësit, sidomos në fazën e sulmit. Sulmuesi nga Mozambiku, edhe pse ka luajtur për 90 minuta, nuk ka mundur ta vendosë asnjëherë në rrezik portën kundërshtare dhe portierin e verilindorëve, Enea Koliçi.

Emiljano Musta – Mesfushori vazhdon të jetë humbësi i madh te skuadra e Teutës, teksa edhe në ndeshjen ndaj Kukësit nuk mundi të shënonte pas rasteve që iu dhanë.

Dejvi Bregu – Vlonjati në këtë ndeshje ishte larg pritshmërisë, i cili bëri shumë pak në krahun e majtë, duke mos u bërë asnjëherë rrezik për mbrojtësin e Flamurtarit, Jakovljeviç.

Moctar Cisse – Sulmu i Tiranës nuk fuksionon. Bilanci negativ është deshmi reale për ofensivën inekzistente. Edhe pse dhanë “shkëndija” pozitive në Kupë kundër Kukësit”, bardheblutë iu kthyen zakonit të vjetër. Sulmuesi nga Mali vazhdon të zhgënjejë para porte, teksa edhe pse pritshmëritë karshi këtij lojtarin ishin të mëdha në fillim të këtij sezoni, kur janë luajtur 20 javë, ai ende nuk po shënon.

Andi Ribaj – Sulmuesi vlonjat ishe shumë larg zonës së Kukësit, në ndeshjen ndaj verilindorëve dhe është mbuluar mirë nga mbrojtësit vendas, Ylli Shameti dhe Albi Alla.

Trajner, Mirel Josa – Tirana mund të ketë shumë probleme jashtë fushës, por me kontigjentin që ka minimalisht nuk duhet të dilte pak pikë nga transferta e Laçit, dhe poashtu nga transferta e Durrësit. Kjo është humbja e dytë radhazi në fazën e tretë për bardheblutë.

/minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.