minuta90.com sjell 11-shen më të mirë të javës

0
SHPËRNDAJE
loading...

minuta90.com, edhe këtë javë, siç do javë tjetër, sjell formacionin më të mirë të kësaj jave.

Shpëtim Moçka – Portieri u tregua disa herë i saktë, duke dalë gjithmonë në momentet kur topat ishin të diskutueshëm.

Albi Doka – Çfarë lojtari! Supriza më e bukur për Tiranën në vitin 2017. Vrapon si i çmendur, bllokon mesfushorin kosovar Mentor Mazrekaj dhe ka qetësinë e një veterani. Nëse do të ruajë ritmin dhe përulësinë, mund të bëhet i rëndësishëm, teksa në të ardhmen mund të bëhet një super-lojtar.

Marko Radas – Kroati nuk mund të mos përmendet dhe përfshihet në 11-shen e javës, për perlën që realizoi, teksa kryevepra e tij do të mbahet mend gjatë për Skënderbeun dhe Kampionatin Shqiptar.

Renato Malota – Shënon një gol me peshë dhe i jep zemër skuadrës së Partizanit. I saktë dhe i ashpër në dyluftime, edhe pse Cisse e bëri të vuajë shumë me shpejtësinë dhe lëvizshmërinë, teksa një emër që mund t’ia vendosim është “solid”.

Albi Alla – Qendërmbrojtësi, në ndeshjen ndaj Laçit, ka qenë në një formë perfekte, duke fituar thuajse çdo dyluftim.

Liridon Latifi – Kosovari, jo vetëm që ishte autori i golit të dytë, por asistoi mrekullisht te goli i mesfushorit Gjergji Muzaka si dhe ka bërë një ndeshje të mrekullueshme, teksa ishte në një formë tejet pozitive.

Tarik Çmajçanin – Jo vetëm për golin e shënuar, por edhe për punën e palodhur që bëri në fushën e lojës, teksa njeriu i ndeshjes Flamurtari-Teuta mund të quhet pa dyshim serbi, i cili vendosi këtë ndeshje mjaft të rëndësishme për ecurinë e ekipit durrsak.

Asion Daja – Monumental. Rrëmben topa, shërben me thjeshtësi dhe këtë e bën gjatë gjithë ndeshjes, teksa ai ishte lider i mesfushës bardheblu dhe vepron gjithnjë me inteligjencë.

Elis Bakaj – Mesfushori me tipare sulmuese ka bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Korabit, teksa ai ka arritur t’i japë qetësinë skuadrës së tij, duke shënuar një gol mjaft të bukur, i cili ishte i treti me fanellën e Vllaznisë pas tri javësh kampionat.

Caleb Ekuban – I frikshëm. Mban në panik tërë kohën mbrojtjen e Tiranës dhe vendos fatin e një ndeshjeje që u komplikua më shumë se çfarë pritej. Shpejtësi, potencë dhe guxim në fushë, teksa pa frikë mund ta quajmë të shkëlqyer. Italo-ganezi duket se e ndjek faqen tonë, minuta90.com dhe kritikat që i kemi bërë para një jave, e kanë rikthyer në formën e tij më të mirë.

Rubin Hebaj – Ndeshje të mirë ka treguar edhe sulmuesi i ri, i cili, edhe pse u fut në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 74-të, arriti të gjente rrugën e rrjetës, falë këmbënguljes që tregoi duke finalizuar një aksion të ekipit të tij.

Trajner, Gugash Magani – Të rikthehej në Vlorë si kundërshtar nuk ka qenë aspak e lehtë për trajnerin, pasi Teuta e tij do të luante ndaj Flamurtarit, një skuadër që tekniku e ka ndërtuar vetë në merkaton e janarit. Durrsakët kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në atë përballje dhe kanë treguar forcë karakteri në një fushë ku çdo skuadër e ka të vështirë që të fitojë, teksa në fund, trepikëshi ka vlera të shumëfishta për Teutën.

/minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.