Bayern mund minimalisht Interin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Në orën 14:00, Bayern Munich dhe Inter u përballën mes tyre.

 

Ja formacionet e të dyja skuadrave në këtë ndeshje.

BAYERN  Neuer – Benatia, Thiago, Leëandoëski, Costa, Alonso, Boateng, Bernat, Lahm (C), Müller, Alaba.

INTER Handanovic; Montoya, Ranocchia, Murillo, Dimarco; Brozovic, Kovacic, Kondogbia; Hernanes; Palacio, Icardi.

Shaqiri takohet me shokët

11702858_10153516030711591_8041817909813220087_n (1)

Interi i Mancinit është mposhtur minimalisht me rezultatin 1-0 nga Bayern në miqësoren e luksit të zhvilluar në Shanghai. Bavarezët kanë dominuar përgjatë gjithë takimit por kanë arritur të gjejnë rrugën e golit vetëm në minute e 80-të me anë të një goli të Mario Gotze. Gjermani i cili u fut në fushë në pjesën e dytë arriti të shënojë pas një assisti të Rode. Në rastin e golit ndikoi edhe pozicionimi i dy mbrojtësave të qendrës së Interit, Andreolli dhe Juan Jesus të cilët nuk u vendosën ashtu siç duhej për të ndalur gjermanin. Për tu theksuar një paraqitje e mirë e blerjes së re të Bayernit Douglas Costa i cili luajti në pozicionin e Robben dhe shfaqi aftësi të mira duke dribluar shpesh kundërshtarët dhe duke krijuar avantazh numerik.

icardi

Te Interi Kondogbia dhe Kovacic nuk ishin në formën e tyre më të mirë dhe nuk arritën të linin gjurmë në këtë ndeshje. Lojtari më i mirë në fushë për Interin mund të konsiderohet mbrojtësi kolumbian Murillo i cili në pjesën e parë ruajti portën të paprekur pas një ndërhyrjeje në vijën e portës. Mancini u detyrua ta zëvëndësonte në minutën e 40-të pas një shqetësimi muskular.

Në vijim gjeni videon e golit të vetëm të shënuar të ndeshjes :

S'KA KOMENTE

Comments are closed.