Miqësore/ Fiton Kamza, humb Teuta. Sot radha e Falmurtarit dhe Lushnjës

0
SHPËRNDAJE

Ditën e djeshme janë zhvilluar disa ndeshje miqësore, teksa në Shijak u përball skuadra vendase e Erzenit me Kamzën dhe në fund fitoi ekipi i drejtuar nga Ramadan Ndreu, me gol të shënuar nga Djabrahilov, i ardhur në provë, por që nuk ka bindur, ashtu si të tjerët.

Teuta ka luajtur në Itali me Samauresen, skuadër e Serisë D dhe është mundur 2-1. Vendasit kanë shënuar dy herë të parë, ndërsa në fund Lajthia ka ngushtuar rezultatin.

Sot janë programuar dy ndeshje të tjera, me Flamurtarin që përballet me Gostivarin në Maqedoni, ndërsa Lushnja është mysafire e Leçes në një miqësore luksi.

Miqësore

E mërkurë, më 2 gusht, ora 18:00
Erzeni – Kamza 0-1
Shënues: Djabrahilov 45’
Samaurese – Teuta 2-1
Shënues: Lajthia 88’

E enjte, më 3 gusht
Gostivari – Flamurtari
Leçe – Lushnja

S'KA KOMENTE

Comments are closed.