Miqësore/ Luftëtari mposht Tomorin e Beratit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Miqësore/ Luftëtari ka mposhtur sot skuadrën e Tomorit, që po zhvillon fazën në Sarandë dhe ka udhëtuar drejt Gjirokastrës për t’u përballur me bluzinjtë.

Një formacionin i përzier i hedhur në fushë nga trajneri Fernandez dhe pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol. Në të dytën u bënë disa zëvendësime dhe goli do të shënohej nga mesfushori i ardhur nga Elbasani, Arsen Kasa.

I riu do të vendoste fatet e takimit, ndërkohë që miqtë nga Berati janë munduar në çdo moment për të barazuar, por nuk ia kanë dalë dot. Në fund fitues dolën gjirokastritët, që nesër do të luajnë miqësoren e radhës me Bylisin

Miqësore – E premte, më 1 shtator
Luftëtari- Tomori 1-0
Shënues: Kasa
Luftëtari: Ruçi, Çunaj, Nasif, Janku, Zguro, Hoxha, Ramadani, Puci , Zogaj, Toledo, Ahmetaj
Tomori: Kaloshi, Çaco, Paja, Bitri, Daci, Myzyri, Mirani, Koleci, Drabo, Ajdini, Onuh

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU