Miqësore luksi: Argjentina mposht Brazilin pas 5 vjetës

0
SHPËRNDAJE


Nis me fitore aventura e Jorge Sampaolit në krye të Argjentinës, që pas 5 vitesh arrin të mposhtë Brazilin në miqësoren e luksit të zhvilluar në stadiumin e Kriketit në Melborune të Australisë. Klasiken e futbollit botëror para 95 mijë spektatorëve e vendosi Mercado në fund të pjesës së parë. 30-vjecari që luan me Sevillen u gjend në vendin dhe kohën e duhur pasi topi i goditur nga Otamendi u kthye nga shtylla. Gjatë pjesës së dytë “Selecao” goditi dy herë shtyllën me Gabriel Jesus dhe Willian në minutën e 63, por në fund u dorëzua para Messit, Dybalas e Higuainit me shokë pas 9 fitoreve radhazi.

Kjo superpërballje nisi me ritëm të lartë, dhe pavarësisht disa gabimeve ishte dëfryese për tifozë e pranishëm në stadium. Argjentina e Sampaolit e nisi me skemën 3-3-3-1, me Gonzalo Higuain i mbështetur nga Di Maria, Messi e Dybala. Ndërsa Brazili i Tites pa Neymar dhe disa emra të tjerë të rëndësishëm, u vendos me rreshtimin 4-2-3-1, me Thiago Silvën në qendër të mbrojtjes, ndërsa talenti Gabriel Jesus në majën e sulmit. Argjenina goditi shtyllën që në minutën e 6-të me Di Marian, ndërsa Brazili e kishte të pamundur të dilte rrezikshëm në kundërsulm. Dybala gaboi shënjestrën në të 43-ën, për të ardhur më pas te goli i Mercados, që thjesht shtyu me kokë topin drejt rrjetës.

Gjatë pjesës së dytë të dy trajnerët kryen ndryshime të shumta, por rezultati mbeti ai i minutës së 45-të, pasi edhe fati nuk ishte me Brazilin, që në dy tentativatë njëpasnjëshme u ndal nga shtylla.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.