Miqësore mes Gostivarit dhe Shkëndijës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Radiovala, radio shqiptare në Maqedoni njofton se në kuadër të planit të fazës përgatitore për sezonin e ri 2015/16, KF Gostivari do të vazhdojë me ndeshjet kontrolluese me ekipet e Ligës së Parë dhe të Ligës së Dytë te Maqedonisë. Javën e ardhshme ekipi gostivaras do të zhvilloje ndeshje kontrolluese me ekipin e Shkëndisë së Tetovës.

“Të martën në ora 17:30 në stadiumin me bar artificial do të luajmë ndeshje kontrolluese me Euromilkun, ndërsa të mërkurën po në ora 17:30, në stadiumin e qytetit në Gostivar, do të luajmë me Shkëndinë e Tetovës”, theksoi për RadioVala, trajneri i KF Gostivarit, Argjend Beqiri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.