Miqësore/ Peja mund thellësisht Vllazninë

0
SHPËRNDAJE

Ekipi Pejan (Foto Gazeta Shkodra Sport Online)
Ekipi Pejan (Foto: Gazeta Shkodra Sport Online)

Ka përfunduar me rezultatin 98-62 për miqtë takimi miqësor i basketbollit për meshkuj, i zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës mes Vllaznisë vendase dhe ekipit të Pejës nga Kosova. Dihej që pejanët vinin si favoritë absolutë në këtë takim pasi në mesin e tyre ka lojtarë cilësorë të huaj ndërsa në radhët e Vllaznisë ka pasur shumë largime kohët e fundit duke e detyruar atë të bazohet kryesisht te lojtarët e moshave të reja. Gjithsesi ishte një takim miqësor nga ku të dy ekipet arritën të nxirrnin mësime të vlefshme për ndeshjet e ardhshme zyrtare respektive.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.