Miqësore/ Shkupi mundi thellësisht Vëllazërimin e Kërçovës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

FC_Shkupi_822677051
FC Shkupi

Gazeta Lajm raporton për ecurinë e  mirë në ndeshjet kontrolluese të futbollistëve të FC Shkupit që dikur njihej me emrin Slloga Jugomagnat, të cilët shënuan fitoren e radhes, kësaj here duke mundur skuadrën e KF Vëllazërimi me rezultat 3:0.

Edhe në këtë ndeshje të përzgjedhurit e trajnerit Zekirija Ramadani, u treguan të mirë duke kryer me përpikëri të gjitha detyrat e marra para ndeshjes.

Në këtë ndeshje golat i kanë shënuar Fatmir Arifi, Ersen Asani dhe Miran Maksuti, ndërsa shkaku i angazhimeve munguan kapiteni Suat Zendeli dhe Ardian Nuhiu, ndërsa shkaku i lëndimit ka munguar edhe koreani Bum Geun-Bae.

Shkupi këtë ndeshje e filloi me këtë formacion. Maxharovski, Adili, Ersen Asani, Llazarevski, Hajdari, Bunjamin Asani, Bajrami, Zuka, Osmani, Arifi dhe Demiri. Luajtën edhe Janevski, Ademi, Maliqi, Çajani, Maksuti, Jasir Bajrami dhe Xhihan Seferi.

Shkupi të mërkurën përfundon fazën përgatitore në Ohër, duke u kthyer në Shkup, ndërsa kontrolluesen e radhës e luan me 19 korrik, në Shtip kundër Bregallnicës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.