Miqësore/ Tirana mposht Shqipërinë U21

0
SHPËRNDAJE

Miqësore/ Është luajtur sot pasdite ndeshja miqësore mes Tiranës dhe Shqipërisë U-21.
Ky takim përfundoi me rezultatin 1-0 për skuadrën bardheblu të drejtuar nga trajneri Ze Maria.

Tirana – Shqiperi U21

Goli i vetëm i takimit u shënua nga kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci në minutën e 43-të me 11-metërsh.

Sfida u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe si trajneri Ze Maria i Tiranës, ashtu edhe Alban Bushi i Shpresave të Shqipërisë hodhën në fushë lojtarët më në formë dhe titullarë për të parë sjelljen e tyre në fushë dhe gjendjen që kanë për momentin në prag të takimeve zyrtare që ato kanë në ditët në vijim.

Tirana 1-0 Shqipëri U21

Shënues: Karabeci 43’ (11-m)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU